Këto janë skuadrat më të shtrenjta në Evropë

Futboll 11 Korrik 2019 22:34

Derisa pritet të fillojë sezoni i ri futbollistik, në kontinentin e Vjetër bëhen llogaritë për vlerën e lojtarëve duke qenë se jemi edhe në periudhën e afatit kalimtar për futbollistë.

Në këtë aspekt, sipas Transfermarkt, skuadra kampione e Evropës është pikërisht Manchester City.

Ekipi i Pep Guardiolës, fituesi i Premier Leagues,qe ka në përbërje 4 futbollistë që e kalojnë vlerën e 100 milionë eurove, ndërsa vlera e përgjithshme është 1.26 miliard euro.

Në vendin e dytë renditet Reali i Madridit që këtë vit ka bërë investime rekord në rrafshin e transferimeve teksa ka sjellë në skuadër, lojtarë të tillë si Hazard e Mendy. Vlera e futbollistëve të “Los Blancos” sipas Transfermarkt është 1.23 miliard euro.

Podiumin e klubit me futbollistët me vlerën më të madhe e plotëson një tjetër klub i La Ligas, Barcelona me 1.11 miliard euro. Te Katalanasit lojtarët me vlerën më të lartë janë Messi me 150 milionë euro dhe Dembele me 100 milionë, transmeton tch.

Liverpooli është skuadra e katërt që e ka vlerën e futbollistë mbi kufirin e 1 miliard eurove, më konkretisht ajo është 1.09 miliard euro.

Nga vendi i pestë që mbahet nga Tottenhami e deri te Bayern Muncih në të 11-in vlera e futbollistëve të skuadrave është nën 1 miliard euro dhe këtu përfshihen edhe skuadra si PSG, Juventus, Atletico Madrid, Juventus, Chelsea e Manchester United.