Këto janë stadiumet më të mira në Botë

Futboll 20 Maj 2021 12:46

Kompania “Buro Happold” ka publikuar listën e tyre të stadiumeve më të mira të futbollit në botë.

Camp Nou, është renditur i treti pas Tottenham Hotspur Stadium (1) dhe Wembley Stadium (2).

Buro Happold vlerësoi stadiumet në tri aspekte – përvojën e tifozëve, të ardhurat e krijuara dhe ndikimin e tifozëve në lojë.

blog_image

Siç mund të shihet në tabelë, asnjë tifoz në botë nuk po bën një ndikim më të madh në lojë sesa turma e Camp Nou – 90 pikë nga 100.

Sidoqoftë, stadiumi i Barcës nuk është aq i suksesshëm sa i përket të ardhurave, ku ka vetëm 68 pikë.

-->