Këto janë statistikat e ndeshjes, Kosovë – Gjibraltar

Kombëtarja 10 Tetor 2019 21:44

Një gol i Florent Hasanit në minutën e 69-të ka mjaftuar që Përfaqësuesja e Kosovës të shënojë fitore në ndeshjen miqësore me Gjibraltarin, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Challandes futi formacionin e dytë në lojë, ndërsa këta treguan lojë të bukur ndonëse nuk arritën të shënonin më shumë gola.

Në bazë të statistikave, Kosova ka shkatërruar Gjibraltarin.