Këto janë super transferet që mund të ndodhin në NBA

Basketboll 01 Korrik 2019 16:59

Bota e NBA u fut në një aventurë të madhe mbrëmë, kur u hap afati kalimtar për basketbollistët e lirë.

Lëvizje të madhe janë të pritura të ndodhin, sidomos me Kevin Durant e Kyrie Irving.

Dyshja pritet që nga sezoni i ardhshëm të veshin fanellën e Brooklyn Nets, bashkë me DeAndre Jordan.

Pos treshes së lartpërmendur, mbrëmë kishte edhe lëvizje tjera të cila mund t’i shihni më poshtë.

  1. Kevin Durant (Golden State) – Brooklyn Nets
  2. Kyrie Irving (Boston Celtics) – Brooklyn Nets
  3. Kemba Walker (Charlote Hornets) – Boston Celtics
  4. Jimmy Butler (76ers) – Miami Heat
  5. D’Angelo Russell (Brooklyn Nets) – Golden State
  6. Malcolm Brogdon (Milwaukee Bucks) – Indiana Pacers
  7. JJ Redick (76ers) – New Orleans Pelicans
  8. Al Horford (Boston Celtics) – 76ers
  9. Bojan Bogdanovic (Indiana Pacers) – Utah Jazz
  10. Julius Randle (New Orleans Pelicans) – New York Knicks
  11. DeAndre Jordan (New York Knicks) – Brooklyn Nets

Ndërkohë, lëvizje të tjera pritet të ndodhin me Kawhi Leonard që është pranë akordit me Lakers.