Këto janë të rejat rreth garës së Hungarisë në Formula 1

Formula 1 01 Maj 2020 12:33

Gara e Formula 1 për Shpërblimin e Madh të Hungarisë, e paraparë për muajin gusht, mund të zhvillohet vetëm pa praninë e shikuesve, kanë thënë organizatorët të premten përmes një deklarate.

Gara në Hungaroring duhet të mbahet më 2 gusht, por Hungaria të enjten ka thënë se ngjarjet me më shumë se 500 pjesëmarrës nuk mund të organizohen deri më 15 gusht.

“Tani është e qartë se çdo garë e F1 në Hungari mund të mbahet vetëm pa praninë e shikuesve”, kanë thënë organizatorët.

Formula 1 planifikon të fillojë edicionin në fillim të korrikut në Austri, pa shikues. Gara e dytë synohet të jetë ajo në Silverstone, me kushte të njëjta.

Ende nuk është publikuar kalendari i ri, pas anulimit dhe shtyrjes së shumë garave. Madje gara në Hungari mund të shtyhet për më vonë në gusht, marrë për bazë që më shumë se 1000 persona do të jenë prezent pa pasur asnjë shikues në tribuna.

-->