Këto janë tetë ekipet e stinorit të ri në Superligë

Superliga 12 Maj 2019 14:59

Me përfundimin e ndeshjes së “Play Out”-it dhe finales së “Play Off”-it, janë mësuar edhe tetë skuadrat që në stinorin e ri do të jenë pjesë e Superligës në basketboll.

Risi e sivjetme e kampionatit do të jetë, KB Feronikeli. Klubi i cili debuton në elitën e basketbollit kosovarë dhe do të synojë pozitë sa më të favorshme në renditje qysh në edicionin e parë.

Sa i përket skuadrave tjera, nuk ka ndonjë ndryshim. Lipjani e ka mbrojtur statusin e anëtarit të Superligës në sfidën e “Play Out”-it ndaj Vëllaznimit.

Kurse, Z – Mobile Prishtina, Golden Eagle Ylli, Rahoveci, Bashkimi, Ponte Prizreni dhe Trepça do të jenë ekipet tjera që sivjet do të paraqiten në garë.

Edicioni i ri pritet të nis në fund të shtatorit./Insporti