Këto janë tetë skuadrat që mund të ndeshet Prishtina në Ligën e Evropës

Futboll 30 Korrik 2020 23:30

FC Prishtina, pas triumfit në Kupën e Kosovës, për herë të katërt rresht do të marrë pjesë në UEFA Europa League.

Prishtina i bashkohet 15 skuadrave tjera në raundin paraeliminator. Në këtë raund ndodhet edhe skuadra e Gjilanit, debutuese e cila e merr automatikisht koeficientin e përgjithshëm të Kosovës për klube, 0.800.

Por, as Prishtina me koeficientin 1.750 nuk është bartëse dhe sipas praktikës, nëse nuk ka vendim tjetër të UEFA-s, si p.sh. të hyjnë të gjitha skuadrat pa ndarje në short, apo edhe për shkak pandemisë të ndahen vazot në rajone, atëherë bardhekaltrit që tani mund të dinë tetë kundërshtarët e mundshëm, disa të njohur për ne e disa të panjohur.

Në mesin e tetë skuadrave kundërshtare eventuale, një është nga Gjibraltari, dy nga Adorra, tre nga Ishujt Faroe dhe dy nga San Marino.

Shorti për këtë raund garash hedhet më 9 gusht.

Do të zhvillohet vetëm një ndeshje, pa vajtje-ardhje, sipas shortit skuadra që tërhiqet e para konsiderohet vendase. Ndeshjet zhvillohen më 20 gusht.

-->