Këto janë tri makinat që ka Kylian Mbappe, por nuk mund t’i drejtojë vetë

Sportbizz 05 Mars 2022 23:48


Bota e futbollit jeton në dashuri me dy yjet e rinj që do të zëvendësojnë Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon në majën e botës: Kylian Mbappé dhe Erling Haaland. Janë qindra momente të dukshme për francezin në fushë, por ne jemi goditur nga tri makinat “modeste” që Kylian Mbappé ka dhe nuk mund t’i drejtojë.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka lindur në dhjetor të vitit 1998, ndaj aktualisht është 23 vjeç. Në atë moshë, gjëja më e logjikshme do të ishte që ai tashmë të kishte një leje drejtimi automjeti. Mirëpo, i linduri në kryeqytetin francez ende nuk e ka marrë patentën dhe madje e ka bërë të qartë disa muaj më parë në një intervistë për “Blacher Report” arsyen e këtij vendimi.

Por qué Mbappé no tiene licencia de conducir a sus 23 años? (por Referee)  julioastillero.com

“Është një nga disavantazhet e të qenit i suksesshëm herët, – siguroi futbollisti i vlerësuar 160 milionë euro (sipas Transfermarkt). – Nuk kam ende gjërat e thjeshta si patenta e shoferit. Mendoj se të gjithë e kanë atë. Për shumë njerëz, patenta është një detyrim, por nuk ishte për mua. Nuk ka qenë kurrë prioritet”.

Pavarësisht se nuk është në gjendje të drejtojë ligjërisht, futbollisti francez ka tri automjete në garazhin e tij, që i përdor në udhëtimet personale, gjithmonë me shofer. Këto janë tri makinat që Kylian Mbappé ka dhe nuk mund t’i drejtojë.

“Mercedes V-Class” është një nga makinat që Kylian Mbappé ka dhe nuk mund të drejtojë, pasi nuk ka patentë. Furgoni gjerman është një nga mjetet më të përdorura nga kompanitë e dedikuara për transportin e pasagjerëve. “V-Class” adopton shumë nga stili, pajisjet, teknologjia dhe komoditetet që gjenden në modelet e tjera të Mercedes.

Aktualisht është i disponueshëm vetëm me një motor nafte dhe një variant 100% të derivatit elektrik, EQV. Çmimet fillojnë nga 52.142 euro. Një tjetër nga makinat që Kylian Mbappé ka dhe nuk mund të drejtojë është Volkswagen Multivan.

Kylian Mbappé: más de cinco años para sacarse el carnet de conducir por una  sencilla razón | Marca

Çuditërisht, furgoni i firmës gjermane është një rival i drejtpërdrejtë i klasës V. Bazuar në gjeneratën 6.1, Multivani i sulmuesit të PSG është i disponueshëm në dy gjatësi trupore dhe ofrohet në versione të ndryshme (Origin, Premium, Outdoor dhe Panamericana).

Multivan është gjithashtu i disponueshëm vetëm me motorë nafte. Ka një çmim fillestar prej 50.115 euro. Së fundi, makina e tretë që Kylian Mbappé ka dhe nuk mund ta drejtojë është një Volkswagen Tiguan. Pas dy furgonave, futbollisti i ri kompleton garazhin e tij me një fuoristradë kompakte.

Gjenerata aktuale e Tiguan u hodh në treg në vitin 2016 dhe katër vite më vonë, më 2020, iu nënshtrua një përditësimi të plotë me ndryshime kozmetike, mekanike dhe pajisje. Aktualisht, Volkswagen SUV është i disponueshëm me motorë benzine 1.5 TSI, 130 dhe 150 kuajfuqi. Sa iu përket çmimeve, mund ta blini nga 36.090 euro.

-->