Këto janë tri takimet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës në futboll

Futboll 02 Prill 2021 12:07

Kombëtarja e Kosovës luajti tri sfidat e para të vitit 2021 në muajin mars, pas fitores në miqësoren ndaj Lituanisë, erdhën dy humbje në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”, ndaj Suedisë dhe Spanjës, transmeton Insporti.

Bernard Challandes do të ketë kohë të gjatë të studiojë kundërshtarët e ardhshme të Kosovës, me takimet që zhvillohen në fillim të muajit shtator.

Sfida e parë është ndaj Gjeorgjisë, e cila zhvillohet në Tibilis me 2 shtator, teksa tri ditë më vonë Kosova e pret Greqinë në Prishtinë.

Me 8 shtator, Kosova luan edhe takimin e dytë ndaj Spanjës në grupin B, që këtë herë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Insporti.com/

-->