Këto janë votat më interesante për ‘Topin e Artë’ – Messi as në top 5-she

Për shumëkë ai është futbollisti më i mirë në botë.
Në gala ceremoninë e mbajtur në Paris mbrëmë, Leo Messi u kurorëzua me Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, transmeton Insporti
Ylli argjentinas kësisoj e la pas rivalin e madh të tij, Cristiano Ronaldon, që tashmë ka mbetur me pesë.
Pas tyre, me nga tre Topa të Artë renditen tri legjendat e futbollit: Michel Platini, Marco Van Basten e Johan Cruyff.
Por, përkundër se Messi mbrëmë e mori shumicën e votave për ta fituar këtë çmim prestigjoz, atë nuk e votuan të gjithë gazetarët sportivë. Madje, kishte shumë të tillë që nuk e kishin futur as në listën e top 5 lojtarëve.
The #BallonDor2019 voting records. Here’s what really matters guys. Have fun. pic.twitter.com/r8d5U7nXYn
— Sport Witness (@Sport_Witness) December 3, 2019
Në listën e top 5 më të mirëve, Leo Messi ishte i pari në listën e gazetarit nga Kosova.
Ndërkaq, gazetari nga Shqipëria e renditi atë në pozitën e tretë, prapa Cristiano Ronaldos dhe Virgil Van Dijkut.
Revista franceze “France Football” ka publikuar edhe votat e të gjithë gazetarëve ku kanë votuar, ku vërehen disa votime më interesante.
Insporti ua sjell disa prej tyre më poshtë:
Gazetari nga Guatemala, Francisco Aguilar Chang, nuk e futi fare në top 5-she Messin. Ai madje duket se është fans i Liverpoolit, pasi ka votuar katër yje të ‘Reds’ në listën e tij.
Interesante ishin edhe votat nga Shri Lanka, të gazetarit Hafiz Marikar.
Ai çuditërisht në pozitën e parë e ka vendosur mbrojtësin e djathtë të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.
Çudi edhe më e madhe është se Pierre-Emerick Aubameyangu është në pozitën e dytë.
Gazetari i famshëm anglez, Henry Winter i dha pikët maksimale Van Dijkut.
Ai në top 5-she kishte edhe Messin, Ronaldon, Alissonin dhe Sterlingun.
Ndërkaq, dy votimet më interesante janë nga Butani dhe Kameruni.
Dy gazetarët, Gustave Samnick e Passang Norbu, kanë top 5-she krejtësisht të Liverpoolit.
![]()
Ndërkaq, gazetari Dafrallah Mouadhen i Emirateve të Bashkuara Arabe, nuk pati as Messin e as Van Dijkun – që përfunduan në dy pozitat e para – në top 5-shen e tij. /Insporti.com/
Barcelona ankohet te federata spanjolle kundër VAR-it në barazimin ndaj Sociedadit
Të Popullarizuara
-
Ruiz në gjendje shokuese nga meçi me Joshuan
09 Dhjetor 2019 -
Rashica shëtit mbrojtjen e Bayernit dhe shënon eurogol (VIDEO)
14 Dhjetor 2019 -
Tifozët e Tiranës me mesazh tepër emocionues për Kosovën
13 Dhjetor 2019 -
Kush është kosovarja e vetme që e ndjek Ronaldo në Instagram
15 Dhjetor 2019 -
Eskalon Vedat Muriqi, ia përplas shokut të skuadrës (VIDEO)
15 Dhjetor 2019 -
Këngëtaret shqiptare kapen “mat” pran Neymarit dhe Mbappes
12 Dhjetor 2019 -
Dardan Berisha largohet nga Prishtina, ky është ekipi i tij i ri
12 Dhjetor 2019