Këto pamje e dëshmojnë ‘tmerrin’ që Messi e përjetoi mbrëmë kundër Real Madridit

Futboll 02 Mars 2020 20:21

Leo Messi mbrëmë pati një ‘natë për t’u harruar’ kundër Real Madridit.

“Pleshti”, siç ndryshe njihet në Spanjë, dështoi të lë gjurmë në El Clasicon e mbrëmshme në Bernabeu, transmeton Insporti

0 gola, 0 asistime, 3 gjuajtje, 1 shans i madh i humbur – ishte ky bilanci i “La Pulgas” në ndeshjen kundër Real Madridit.

Messi po ashtu vetëm një nga katër driblimet i pati të suksesshme (25% sukses në driblime), 1 prej 7 krosimeve të kompletuara (14% sukses në krosime), derisa 17 herë e humbi posedimin e topit.

Po ashtu, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë fitoi vetëm 3 duele në tokë, nga 14 sa i pati gjithsej.

Në videon më poshtë, mund të shikoni se si Real Madridi e “bllokoi” Messin pothuajse tërësisht në ‘El Clasico’. /Insporti.com/

-->