“Këtu është Shqipëria, e jo Rusia”/ Boksieri kosovar sfidon rusët – zhytet në një liqen të ngrirë

Sporte të tjera 27 Janar 2022 23:22

Boksieri nga Gjakova, Nikoll Rrasi, kohëve të fundit është parë duke kaluar kohë me shokët e tij.

Në videon e fundit që e ka shpërndarë në rrjete sociale, boksieri shihet duke u marrë me një aktivitet shumë interesant.

No description available.

Në motin e ftohtë, diku në majë të një mali, përderisa shokët e tij ishin veshur me rroba të trasha, dhe po e filmonin, boksieri shihet me rroba të larjes, duke kërcyer në një liqen të ngrirë, duke bërtitur e ironiziar : “Here is Albania, not Russia. Welcome to Albania” .

Që në gjuhën shqipe do të thotë: “Këtu është Shqipëria, e jo Rusia. Mirë se erdhët në Shqiperi” .

-->