Këtu mund ta ndiqni LIVE ndeshjen debutuese të Vedat Muriqit me fanellën e Mallorcas
Kombëtarja
02 Shkurt 2022
20:53

Sulmuesi ka startuar nga minuta e parë në takimin ndaj Vallecanos, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit.
Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rezultatin 1-0, në të mirë të Vallecanos, me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 44’të.
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) e ka parë më të rëndësishme transmetimin e ndeshjes Valencia – Cadiz në kuadër të Kupës së Mbretit të Spanjës, se sa debutimin e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqit me skuadrën e Mallorcas. /Insporti.com/