Kevin Duran shpallet MVP i “All Star Game”, ekipi i James fiton ndaj  Curry

NBA 18 Shkurt 2019 11:56

Fitues i këtij takimi ishte ekipi i LeBrChalortte ishte nikoqire e ndeshjës “All Star Game” në NBA, takim në të cilin u përballën ekipet e LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo.on James me rezultat 178:164, transmeton Insporti.com.

Kjo ndeshje si zakonisht dhuron një spektakël të vërtet, pasi grumbollohen lojtarët më të mirë të NBA.

Në skuadrën e James, ishte dhe basketbollisti i Golden State Warriors, Kevin Durant, i cili u shpall MVP, duke qenë lideri i skuadrës me më së shumti pikë.

Por, shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Antetokounmpo me 38 pikë të realizuara.

 

Në skuadrën humbëse ishte Stephen Curry, i cili realizoi 17 pikë.

Në ekipin e LeBron (19 pikë), përveç Durant që u zgjodh MVP, kishte më shumë basketbollistë “big”, si James Harden (12 pikë), Kyrie Irving (13 pikë) apo Kawhi Leonard (19 pikë).

 

Në fund të takimit, organizatorët nderuan dy legjendat e NBA, Dwayne Wade dhe Dirk Nowitzki. /Insporti.com

-->