Keynon Martin thotë se 85% e lojtarëve në NBA konsumojnë drogë

Basketboll 20 Prill 2018 19:23

Vitet e fundit është përfolur që lojtarët e basketbollit në NBA, konsumojnë marijuananën. Shumë lojtarë të NBA pasi kanë përfunduar karrierën kanë treguar se edhe para ndeshjeve në NBA kanë konsumuar marijuanë. Këtë fakt e ka treguar Stephen Jackson, ish lojtarë i Indiana Pacers, Golden State Warriors, etj.

Madje konsumimi i marijuanës ishte bërë temë e asociacionit të basketbollit në SHBA, në mënyrë të heshtur pasi, pasi komisioneri Adam Silver kishte diskutuar mundësinë e lejimit të marijuanës të konsumohet për lojtarët para ndeshjeve të NBA.

Për vërtetuar këtë fakt të kahmotshëm në NBA, Kenyon Martin, ka thënë se 85 përqind e lojtarëve në NBA tymosin marijuanën. Ish basketbollisti i Neë Jersery Nets dhe Denver Nuggets, këtë fakt e ka thënë në një emisioni televiziv në SHBA, ku të pranishëm kanë qenë edhe ish-lojtarë tjerë të NBA, si Matt Barnes dhe Al Harrington.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shumë shtete është legalizuar përdorimi i marijuanës medicinale. /Insporti.com