KF Ballkani shkarkon Sami Sermaxhajn

Futboll 15 Prill 2019 12:07

KF Ballkani ka shkarkuar trajnerin e skuadrës, Sami Sermaxhaj.

Ky vendim sipas drejtuesve të klubit ka ardhur si shkak i rezultateve jo shumë të mira në muajt e fundit.

Lajmin për ndarjen e parakohshme e kanë konfirmuar drejtuesit e klubit “protokallinj” përmes një njoftimi për shtyp.

“Pas bashkëpunimit disa mujor me trainerin Sami Sermaxhaj,sot kemi shkëputur bashkëpunimin.

Shkëputja e marrëveshjes është bërë me marrëveshje të dy anëshme,pasi mungonin rezultatet e pritura nga klubi.

FC Ballkani i uron trainerit Sami Sermaxhaj sukses dhe falenderon për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme”.

Sermaxhaj kishte zëvendësuar Bekim Shotanin në stolin e Ballkanit, i cili ishte larguar pas vetëm tre javësh.

Aktualisht Ballkani ndodhet në pozitën e tetë më 32 pikë dhe po lufton për ti ikur barazhit. /Insporti.com/