KF Drita me njoftim zyrtar lidhur me spekulimin për trukim të ndeshjes

Futboll 23 Prill 2018 16:08

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, klubi i Dritës ka filluar procedurat ligjore në lidhje me spekulimet për kurdisje që siç pohon klubi, kanë dëmtuar edhe imazhin e klubit.

Ndeshja e shumëpërfolur e Vala Superligës ndërmjet Llapit e Dritës në Podujevë përfundoi me fitoren e ekipit nga Gjilani, ndërkaq para ndeshjes ishte folur për trukim të mundshëm, derisa në media u publikuan disa foto ku pretendohej se klubet kishin arritur marrëveshje për këtë ndeshje.

Por, lidhur me këto spekulime, klubi nga Gjilani ka bërë të ditur se sot edhe zyrtarisht ka filluar procedurat ligjore lidhur me zbardhjen e këtij rasti, derisa kryesia e klubit në vazhdimësi ka mohuar këto spekulime rreth një kurdisje të mundshme të ndeshjes.

Më poshtë keni njoftimin zyrtar të FC Dritës:

Njoftojmë opinionin e gjerë sportiv që klubi ynë sot zyrtarisht ka filluar procedurat ligjore për zbardhjen e rastit që…

Posted by Drita FC on Monday, 23 April 2018

-->