KF Partizani dhe Liverpooli kanë ëndrrën e përbashkët

Futboll 12 Maj 2019 13:06

Tash e dy dekada tifozët e KF Partizanit dhe FC Liverpool, kanë ëndrrën e njëjtë, e kjo ëndërr është titulli i kampionit.

Skuadra nga kryeqyteti i Shqipërisë (Tirana), nuk e ka fituar titullin e kampionit për 25 vite dhe në këtë sezon është duke treguar se ka ardhur koha që titulli i kampionit të rikthehet në sirtarët e klubit, shkruan Insporti.com.

Ndoshta, është rastësi që po në këtë sezon rrugës drejt titullit, është duke shkuar edhe gjiganti anglez nga qyteti i Beatles, Liverpooli, i cili mban pozitën e dytë në tabelën e Premier League, me 94 pikë, pas 37 ndeshjeve të zhvilluara. “The Reds” sot do të zhvillojnë ndeshje e fundit të sezonit në shtëpi ndaj Wolverhamton, dhe shpreson në ndonjë barazim apo humbje të Manchester City që po ashtu zhvillon ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Brighton. Të dy ndeshjet nisin prej orës 16:00.

Dhe, po ashtu Liverpooli nuk e ka shijuar titullin për mbi dy dekada, në fakt The Reds tash e 29 vite nuk e kanë shijuar aromën e titullit të kampionit. Në rast, të dështimit edhe në këtë sezon, atëherë Liverpooli do të mbushë plotë 30 vite pa fituar titullin e kampionit.

Image result for kf partizani

Tifozët e Partizanit dhe të Liverpoolit, gjatë këtyre viteve, kanë pasur vetëm një ëndërr, një qëllim, se do vie titulli këtë sezon apo sezonin e ardhshëm.

Për ironi, të dy klubet kanë ngjyrat e klubit të njëjta, fanellat me ngjyrë të kuqe.

“Demat e Kuq” janë shpallur plotë 18 herë kampion të Shqipërisë, dhe po kaq tituj ka edhe Liverpooli të fituar në Angli, 18.

Për të qenë korrekt, Liverpooli herën e fundit kur është shpallur kampion ka qenë sezoni i largët 1989-90, e që në atë kohë ishte Divizioni i parë, e që bie gjiganti anglez nuk e ka fituar asnjëherë titullin e Premier League, shkruan Insporti.com

Ndërsa, skuadra e Partizanit për herë të fundit titullin e kampionit e kishte fituar në sezonin 1992-93.

Duke parë këto fakte, si duket këto dy skuadra kanë pothuajse historinë e njëjtë, dhe kjo po dëshmohet edhe në këtë sezon.

Partizani në Kategorinë Supeirore Shqiptare është lider 65 pikë, pas 32 ndeshjeve të zhvilluara. Djelmoshat e Skender Gegës sot do të zhvillojnë derbin e qytetit me rivalin e përbetuar Tirana dhe në rast fitores apo barazimit do të shpallen kampion edhe matematikisht.

Derbi i Tiranës nis prej orës 16:30.

Tifozëria e të dy klubeve tashmë janë nën ethe dhe “ankthi” i tyre si duket do të marrë fund këtë sezon.

Sa tituj kampioni ka të fituar KF Partizani?

“Demat e Kuq” janë ndër skuadrat më të trofeshme në Shqipëri.

Partizani ka fituar 18 tituj kampioni. Titullin u fundit në vitin e largët 1992 por nuk fituar asnjë titull në formatin e ri të ligës, e që është Kategoria Superiore Shqiptare.

Partizani ishte afër të fitonte titullin e 19-të gjatë sezonit 2016/17, kur përfundoi si nënkampion i Kategorisë Superiore Shqiptare. Kryeqytetasit në atë sezon ishin të udhëhequr nga sulmuesi Pero Pejic, i cili kishte përfunduar sezonin si golashënuesi i ligës me 28 gola, por që nuk ishin të mjaftueshme pasi që Kukësi u shpallë kampion.

Ekipi i fundit i Partizanit që ka fituar titullin e kampionit

 

Sa tituj kampioni ka të fituar Liverpooli?

Liverpooli është ekipi i dytë në Angli sa i përketë titujeve të kampionit me 18 sosh. Rivali i tyre i përbetuar, Manchester United, ka primatin e titujeve me 20 gjithsej të fituar.

Të kuqtë po ashtu njësoj si Partizani nuk e kanë fituar asnjëherë titullin në formatin e Premier League, hera e fundit ishte në vitin 1992 në Divizionin e Parë të Anglisë.

Liverpooli ishte afër të fitonte titullin gjatë sezonit 2008/09, por kishin humbur garën me Manchester United duke përfunduar në pozitën e dytë me katër pikë më pak. Liverpooli ishte afër përsëri pas pesë vitesh, nën drejtimin e Brendan Rodgers por e humbën titullin me gabimet e tyre katastrofike, duke lëshuar pikë me Crystal Palace dhe Chelsea,  edhe pse kishin mposhtur rivalin e tyre kryesor në atë sezon, Manchester City, skuadër e cila u shpallë kampione.

Ekipi i fundit i Liverpoolit që e ka fituar titullin e kampionit

 

Kush janë trajnerët më të mirë të KF Partizanit?

Trajneri më i sukseshëm i Partizanit ishte legjenda, Rexhep Spahiu (1956-1962), i cili kishte drejtuar skuadrën nga Tirana, drejt katër titujeve të kampionit dhe tri herë Kupës e Shqipërisë. Pas tij, vie Sllave Llambi, i cili gjatë tri viteve sa ishte trajner i klubit (1946-1949) kishte arritur të fitonte tre tituj kampioni dhe katër Kupa të Shqipërisë.

Partizani kishte edhe një periudhë të artë me legjendën, Loro Boriç (1962-1971, trajner i Partizanit), i cili kishte zëvendësuar trajnerin Rexhep Spahiu. Boriçi kishte udhëhequr Partizanin drejt tre titujeve të kampionit, dy kupa të Shqipërisë dhe një kup të Ballkanit.

Partiazanin e kanë udhëhequr edhe legjendat si Sulejman Mema, Sulejman Starova.

Kush janë trajnerët më të mirë të Liverpoolit?

Trajneri më i famshëm te gjiganti anglez, është Bill Shankly, i cili cilësohet si trajneri që bëri revulucion në futbollin anglez. Shankly qëndroi plotë 15 vite në krye të The Reds, duke fituar tre tituj të kamionit, dy FA Cup, dhe trofeun e parë evropian në Anfield Road. Pas pensionimit të Shankly në vitin 1974, pozitën e trjanerit të Liverpoolit e morri asistenti i Shankly, Paisley dhe për gjatë nëntë viteve si trajner i Liverpoolit, ai fitoi gjashtë titul të ligës dhe tre tituj evropian, duke u bërë trajneri më i sukseshëm i klubit.

Përgjatë këtyre viteve, drejtimin e Liverpoolit e kanë pasur edhe disa futbollistë të famshëm, që kanë veshurën e fanellën e klubit, si Kenny Dalglish, Ronnie Moran, Graeme Souness dhe Roy Evans. Gjatë viteve 2000, trajnerët më të mirë ishin Gerard Houllier, i cili kishte fituar FA Cup, Kupën e Ligës dhe UEFA Cup në vitin 2001. Francezi ishte zëvendësuar nga Rafael Benitez në vitin 2004, i cili pas një viti në krye të Liverpoolit, fitoi Ligën e Kampionëve në finalen e famshme ndaj Milanit në vitin 2005.

Kush janë futbollistët më të famshëm të KF Partizanit?

Për të shkruar prë futbollistët më të mirë që kanë veshur fanellën e famshme të Partizanit, ndoshta të duhet dhjetë faqe apo më shumë, pasi është një listë e gjatë e futbollistëve cilësore që kanë luajtur për skuadrën nga Tirana.

Duke filluar nga Igli Tare, Erjon Bogdani, Abdurrahman Roza Haxhiu, Loro Boriçi, Panajot Pano, Sulejman Starova, Klodian Duro.

Futbollistët më të famshëm të Livepoolit?

Të veshësh fanellën e Liverpoolit, duhet të jesh shumë i nderuar nga tifozët e këtij klubit, dhe në çdo të sekond të jetës duhesh të nderohet.

Fanellën e gjigantit anglez e kanë veshur futbollistë të klasit botëror si Steven Gerrard, Jamie Carragher, Kenny Dalglish, Ian Rush, Graeme Souness, Michael Oëen. Natyrisht nga të gjithë këto legjenda, tifozët lojtarin e zemrës e kanë Steven Gerrard. Gerrard është rritur në klubin anglez dhe në moshën 23 vjeçare iu ishte besuar shiriti i kapitenit. Mëkati më i madh është se Gerrard asnjëherë nuk arriti të udhëheqte klubin drejt titullit të kampionit.

Image result for kf partizani

Sezoni 2018/19 duket se do të jetë për Liverpoolin dhe KF Partizanin. Deri më tani të dy skuadrat janë lidere në ligat e tyre. Këto dy skuadrat njihen edhe për tifozët e shumtë e të flaktë. Tifozët janë gjithmonë ne mbështetje të ekipit ,jo vetëm kur ata janë në situatë të mirë ,por edhe kur ata janë në situatë të keqe. Këtë e kanë dëshmuar gjithmonë.

Image result for liverpool fans

Në këtë sezon KF Partizani, po drejtohet nga Skender Gega, i cili ka krijuar një skuadër të frikshme, e cila po konsiderohet që do ta përfundon “ankthin” e tifozërisë dhe klubit. Ndërsa, Liverpooli është duke udhëhequr nga trajnerin gjerman, Jurgen Klopp, që njëjte si Gega, ka krijuar një skuadër me sulm të frikshëm e mbrojtje të fortë.

Një fakt interesant për Partizanin, është që në vitet 70-të kanë qenë rreth 40 klube me emrin “Partizani”, ndërsa tani janë vetëm dy, Partizani i Beogradit dhe Partizani i Tiranës.

/Insporti.com/

Image result for kf partizani

 

-->