KF Vushtrria e Milot Rashicës dhe Kek-u bien nga Liga e Parë

Futboll 15 Maj 2021 17:25

Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 27-të dhe të fundit për sezonin 2020/21 në Ligën e Parë, shkruan Insporti.

Vushtrria dhe Kek-u janë dy skuadrat që nuk kanë arritur të sigurojnë mbijetesën në Ligën e Parë.

Vushtrria pësoi humbje si vendase 1-3 nga A&N, kurse Kek-u mposhti 2-1 2 Korrikun, por nuk ishte e mjaftueshme.

Ndryshe, pjesë e ekipit të Vushtrrisë ishte edhe ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica, i cili luajti për vushtrriasit nga viti 2013 deri 2015.

Vushtrriasit e mbyllën sezonin me 20 pikë në pozitën e fundit në Grupin A, kurse skuadra nga Obiliqi me 28 pikë në Grupin B.

-->