KFF Mitrovica e nis misionin në Ligën e Kampionëve

Futboll 06 Gusht 2018 08:45

KFF Mitrovica do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve për femra në këtë edicion, raporton Insporti.

Stafi dhe futbollistët të dielën mbrëma janë nisur për në Hungari ku do t’i zhvillojnë tri ndeshje kualifikuese ndaj MTK Budapestit (Hungari), Slavia Praha (Çeki) dhe Atashehir Beledyiesi (Turqi).

Skuadrën e KFF Mitrovica e përcollën nënkryetari i komunës  së Mitrovicës, Faruk Mujka, Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, Tafil Peci si dhe anëtari i Federatës se Futbollit të Kosovës Adem Çollakaj.

Mitrovica ndeshjen e parë luan ndaj MTK të martën.

Mitrovica që drejtohet nga trajneri Seid Onbashi në edicionin e fitoi titullin e kampionit në Kosovë. /Insporti.com/

-->