“Elhamdulilah” – si i përgjigjet Khabib provokimeve

Sporte luftarake 06 Tetor 2018 10:05

Khabib Nurmagomedov, në matje zyrtare u provokua disa herë rëndë nga Conor McGregor dhe në prononcim zyrtar pati një mesazh të thjesht – Elhamdulilah, Zoti mi ka dhënë të gjitha.

Për kampionin e pamposhtur të MMA-it dhe UFC-së, ky do të jetë një nga meçet më të rëndësishme në karrierë dhe zhvillimi i këtij dueli është paraparirë nga shumë deklarata provokuese, një incident me rrahje dhe arrestime dhe së fundmi një incident në matje, transmeton Insporti.

pamje nga incidenti në matjen zyrtare midis Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor

Pikërisht në matjen zyrtare, McGregor tentoi ta godasë me shkelm Nurmagomedovin, por nuk mundi dhe më pas ndërhynë pjesëtarët e sigurimit, për të shmangur incident më të rëndë.

Mirëpo, Khabib ndaj gjitha këtyre gjërave u përgjigj me një thirrje fetare. “Elhamdulilah dua të them,   Zoti mi ka dhënë të gjitha. E di se kjo nuk u pëlqen juve, por Elhamdulilah sërish. Nesër do ta thyej këtë djaloshin tuaj. Do ta thyej atë. Dua ti falënderoj të gjithë adhuruesit e mi. Kjo luftë bëhet për ta. Inshallah nesër do të festojmë”, deklaroi Nurmagomedov, transmeton Insporti, që sjell edhe pamjet nga matja zyrtare.

Përndryshe Khabib Nurmagomedov është 30 vjeçar dhe i pamposhtur në 26 luftëra deri më tani të zhvilluara në UFC. Ai është kampion aktual në kategorinë deri në 70 kg.

Në anën tjetër Conor McGregor ka qenë kampioni dikurshëm, i cili e ka humbur titullin sepse kishte refuzuar ta mbrojë atë, pas një “ekskursioni që e pati nga UFC në boks.

Siç dihet McGregor e sprovoi veten në boksin profesionist në duel me Floyd Mayweatherin, ku pësoi humbje. Irlandezi i famshëm, është po ashtu 30 vjeçar, i ka 24 meçe në MMA, nga të cilat 21 fitore dhe 3 humbje.

 

Të dy luftëtarët njihen për paraqitjet e tyre interesante në publik dhe marrëdhënien e veçantë që kanë me adhuruesit e tyre dhe kjo do ta bëjë duelin e sontëm në Las Vegas ngjarje edhe më të madhe.

Dueli midis tyre është paraparë të fillojë në ora 04:00, të mëngjesit të së dielës.