Khabib detyron tifozin e Barcelonës të thotë: Hala Madrid

Futboll 16 Qershor 2019 15:00

Luftëtari i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, njihet si një tifoz i flaktë i Real Madridit.

Kampioni i botës dhuroi show, pasi nuk pranonte të bënte foto me një fëmijë tifoz të Barcelonës.

Me shaka, rusi i tha se nuk do të bënte foto me të se ishte me katalanasit. Ai i kërkoi djaloshit të nxirrte nga goja frazën e famshme të tifozëve madrilenë: “Hala Madrid”. I vogli pranoi dhe gjithçka u mbyll me të qeshura.