Khabib e Jake Paul tallen me McGregorin pas disfatës

Boks 11 Korrik 2021 12:36

Trilogjia e dueleve me Dustin Poirier përfundoi në mënyrën më të keqe për Conor Mcgregor, i cili nuk mundi të luftonte dot deri në fund ndaj rivalit të tij amerikan në UFC 264.

Irlandezi, 10 sekonda para mbylljes së raundit të parë, theu kaviljen dhe ai moment ka bërë xhiron e internetit.

Vendimin e arbitrave McGregor nuk e ka pranuar, duke thënë se ishte një vendim i mjekëve për ta ndalur ndeshjen. Gjithsesi tre arbitrat vendosën t’ia japin ndeshjen Poirier, i cili edhe me pikë e kishte marrë raundin e parë.

Dueli mes McGregor dhe Poirier ka tërhequr edhe vëmendjen e Khabib Nurmagomedov, i cili në Twitter ngacmoi irlandezin: “Zoti gjithmonë fiton ndaj djallit! Shumë i lumtur për fitoren e Dustin Poirier. Shpresoj që të marrësh rripin deri në fund të vitit”.

Luftëtari irlandez është ngacmuar edhe nga Jake Paul, boksieri dhe youtuberi i famshëm. Më parë ai kishte ofruar 50 milionë euro të ndeshej me të, kurse oferta tani është tallëse: “Oferta ime e re për Conor McGregor është 23 dollarë”.

-->