Khabib e ka këtë kërkesë për UFC-në

Sporte luftarake 08 Tetor 2019 14:52

Khabib Nurmagomedov kërkon të zhvillojë duelin e radhës në vendlindjen e tij, në Rusi. Sportisti kampion bote në artet marciale mikse në peshën e lehtë u shpreh se rikthimi në kafaz do të ndodhë në mars ose prill të 2020-ës

“Në kafaz afaz do të dueloj sërish në mars ose prill. Këtë gjë ia kam bërë të qartë UFC-së, ashtu sikurse i kam thënë Dane White se dua një stadium të madh dhe të mbyllur. Kam piketuar stadiumin ‘Gazprom Arena’ në Shën Petërburg. Aty do ta mbroj titullin”, tha Khabib Burmagomedov.

Kampioni rus ka dueluar për herë të fundit në fillim të shtatorit, kur mposhti me “submission” Dustin Poirier, në eventin UFC-242.