Khabib e turpëroi McGregorin me mesazhin e tij pas triumfit

Sporte tjera 08 Shtator 2019 08:44

Luftëtari i Arteve Marciale, Khabib Nurmagomedov, e ka mposhtur amerikanin Dustin Poirier, duke e mbrojtur titullin kampion bote të peshave të mesme të UFC-së.

Khabib pas ndeshjes deklaroi se është shumë i lumtur me këtë fitore dhe falënderon babain e tij, trajnerin dhe gjithë ata që i qëndruan afër gjatë kësaj periudhe.

Ai nuk e harroi as kundërshtarin e tij, Conor McGregor për të cilën deklaroi se dëshiron të harrojë se çfarë kishte ndodhur pas luftës së tyre.

“Unë dua ta harrojë mu*** me kundërshtarin e fundit”, u deklarua Khabib.

Numri një në botë i arteve marciale, i padiskutueshëm në kategorinë e peshave të mesme, Nurmagomedov e mundi Poirierin në raundin e tretë të duelit mes tyre.

Në 28 përballje në karrierë, Khabib nuk e ka asnjë humbje dhe asnjë barazim. /Insporti.com/