Khabib e zbulon se cili është boksieri më i mirë në botë sipas tij – nuk është Usyk apo Fury

Sporte të tjera 19 Dhjetor 2021 10:50

Ish-kampioni i UFC-së,Khabib Nurmagomedov ka folur në lidhje me boksin dhe boksierët, teksa nuk ka hezituar që meksikanin Canelo ta cilësoj si më të mirin në botë aktualisht.

“Shumë boksierë fitojnë shumë para, dua të them, ata shkojnë nëpër botë duke ofruar shfaqje, por tani, si Joshua, Fury, Usyk, Lomachenko dhe natyrisht Canelo dhe shumë të tjerë. Emra të mëdhenj në boks”, ka thënë fillimisht Khabib për CNN.

“Për Canelon, unë mendoj, me të vërtetë, se ai është boksieri më i mirë për kile për kile sot në botë”.

“Ndoshta pranë tij janë Usyk dhe Tyson Fury, por unë mendoj se Canelo është numri një”.

Canelo është boksieri i parë në histori që bëhet kampion i padiskutueshëm në peshën super të mesme, dhe Khabib gjithashtu e krahasoi boksin me ish-sportin e tij, MMA.

Saul Alvarez apo i njohur si Canelo ka pasur një 2021 të shkëlqyeshëm dhe boksieri meksikan u bë një kampion i vërtetë duke mposhtur të gjithë në divizionin e tij, duke i lënë përshtypje shumë njerëzve, përfshirë edhe legjendës së UFC, Khabib Nurmagomedov.

-->