Khabib: “Është përballje më shumë personale, ai duhet të më vrasë që të më ndalojë”

Boks 06 Tetor 2018 09:16

Pritja e gjatë mbaroi. Sfida e vitit në UFC do të jetë ajo mes Connor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov.

Në konferencën për medie të zhvilluar në Las Vegas, ku do të zhvillohet edhe ndeshja, 2 luftëtarët nuk u përballën në asnjë moment kokë më kokë, për shkak të vonesës së McGregorit.

E pikërisht, vonesa e “The Notorious One”, ka bërë që rusi të lërë konferencën për medie, teksa paralajmëroi  Connorin se kjo sfidë është më shume se sa mbrojtja e titullit.

“Nuk kam ndërmend të pres askënd. Kam një agjendë timen, e më duhet të shqetësohem për veten, nuk më intereson se çfarë bën McGregor”, tha Khabibi.

“Kjo ndeshje është më shumë se sa mbrojtja e titullit, për mua është personale. Ai duhet të më vrasë që të më ndalojë”, shtoi ai.

McGregor dhe Khabibi do të përballen në “T-Mobile Arena” nga ora 04:00 e mëngjesit të së dielës. /Insporti.com/