Khabib i çon mesazh Dana White: Shihemi së shpejti

Sporte luftarake 25 Nëntor 2020 11:32

Duket se Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, do të rikthehet sërish në kafaz edhe për një duel të fundit.

Pas fitores ndaj Justin Gaethje në eventin UFC-255, rusi tha se do të tërhiqej nga sporti, me rekordin 29 fitore, 0 humbje.

Gjithsesi, gati dy muaj nga ajo deklaratë duket se rusi ka ndryshuar mendje. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, Khabib i ka dërguar një mesazh presidentit të UFC-së, Dana White. “Shihemi së shpejti Dana White”, ka shkruar kampioni rus i arteve marciale mikse.

Duket se ai do të zhvillojë edhe një duel të fundit në kafaz, për të përmbushur dëshirën e babait të tij, që kërkonte rekordin 30-0 para se të tërhiqej.

-->