Khabib mund të ndeshet me legjendën e boksit, Mayweather

Sporte luftarake 09 Nëntor 2019 16:12

Khabib Nurmagomedov mund t’i ndjekë hapat e Conor McGregorit për t’u përballur me Floyd Mayweather në boks.

Kampioni i UFC-së mund të bëjë ndryshim në karrierën e tij me debutimin e tij në boks ndaj amerikanit të pamposhtur.

31-vjeçari po dominon në sportin e arteve marciale, derisa babai i tij Abdulmanap ka paralajmëruar se djali i tij mund të takohet me Mayweatherin.

“Floyd, e respektoj dëshirën tënde për t’u përballur me Khabibib”, ka thënë babai i rusit.

“Në këtë moment jemi duke u përgatitur për meçin më të mirë në histori ndaj Tony Ferguson. Pas asaj shpresojmë që ky meç të zhvillohet dhe do të ishte një gjë e mirë”, ka shtuar më tej Abdulmanap.

Mayweather nuk ka luftuar që nga prilli i vitit 2017, atëherë kur mposhti McGrgorin në Las Vegas.

-->