Khabib Nurmagomedov zbulon se a do të ndeshet përsëri

Sporte luftarake 15 Korrik 2021 10:53

Khabib Nurmagomedov i cili ka 29 fitore dhe zero humbje , i tërhequr nga sporti disa muaj më parë, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të rikthehet në kafaz dhe të duelojë ndaj kanadezit Georges St-Pierre (26 fitore, 2 humbje).

Bëhet fjalë për një duel të madh mes dy prej ikonave të këtij sporti.

“Menaxheri im më nisi një mesazh dhe më tha se Georges dëshiron të përballte me ty. I thashe që nuk bëhet, pasi unë e kam mbyllur këtë punë. Po ashtu, Georges është tërhequr para meje dhe është një sportist i mbaruar”, tha Khabib.

“Nuk e kuptoj këtë dëshirë për të dueluar me mua. Ai është 40 vjeç, le të mbesë një legjendë. Mendoj se nuk e bën për parà. Unë kam mbyllur punë me duelimin, përfundimisht. Edhe sikur njerëzit të duan për 7-8 vitet në vijim të zhvillohet kjo sfidë, unë them JO”, tha Khabib Nurmagomedov.

-->