Khabib rikthehet në kafaz, ja data dhe kundërshtari

Sporte luftarake 04 Qershor 2019 20:03

UFC ka konfirmuar se Khabib Nurmagomedov do të mbrojë titullin e peshës së lehtë ndaj Dustin Poirier në UFC 242.

Pritej që “Diamanti” Poirier të ishte kandidati kryesor pasi mposhti Max Holloway në UFC 236 duke fituar titullin e përkohshëm.

Tani, sipas faqes zyrtare të UFC, ndeshja mes “Shqiponjës” Khabib dhe Poirier është vendosur.

Supersfida do të zhvillohet në Abu Dhabi më 7 shtator. Biletat mund të blihen duke filluar nga 7 qershori.

Khabib ka që prej shtatorit të kaluar që nuk futet në kafaz, kur mposhti Conor McGregor në raundin e katërt me “submission”.

Rusi është pezulluar pas incidentit që ndodhi mbas ndeshjes, por në shtator ai do të jetë i lirë të ndeshet përsëri.