Khabibi e bën ‘horë’ McGregorin: Duhet të rikthehet në kafaz, jo të godasë pleq në lokale

Sporte luftarake 08 Tetor 2019 12:26

Kampioni i pëshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov, ka folur për rikthimin e tij në kafaz pas triumfit të tij fundit që e pati ndaj Dustin Porier.

Khabibi ka treguar se do të rikthehet të ndeshet në muajin mars ose prill të vitit të ardhshëm.

“Do të rikthehem në mars ose në prill. E kam thënë qartë se dua të luftoj në një arenë të madhe dhe e vetmja në Rusi është Gazprom Arena e Shën Petersburgut. Kështu që dua të ndeshem aty”, ka thënë Nurmagomedov për RT Sport.

Ai po ashtu ka thënë se McGregor është se është rivalitet i së kaluarës dhe se ai duhet të rikthehet në ring e mos të godasë pleq në lokale.

“Nga pikëpamja e një luftëtari, rivaliteti me McGregor është diçka e së kaluarës. McGregor duhet të
rikthehet në kafaz dhe të mos godasë më pleqtë nëpër lokale. Ai është një luftëtar profesionist dhe
duhet të rikthehet”, është shprehur Khabibi.