Khabibi mposhti Poirier në UFC – McGregor kërkon revanshin ndaj tij midis Moskës

Sporte luftarake 08 Shtator 2019 16:09

Conor McGregor dëshiron revanshit e tij me Khabib Nurmagomedov, dhe këtë e dëshiron të ndodh në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Nurmagomedov u kthye në oktagon në UFC 242 dhe ai mbrojti me sukses titullin e peshave të lehta të UFC kundër Dustin Poirier.

30-vjeçari arriti të fitojë ndeshjen në raundin e tretë pasi amerikani Poirier u detyrua ta dorëzoj shkaku i shtrëngimit të fortë në qafë.

Pas kësaj fitore të Khabib ka reaguar edhe rivali i tij i urryer, irlandezi McGregor.

McGregor ka shfrytëzuar profilin e tij në Twitter për t’i kërkuar revansh Khabibit dhe atë në Moskë.

“Rezervoni revanshit tim në Moskë”, ka shkruar irlandezi në profilin e tij.