Khabibi reagon pas humbjes së Tony Fergusonit

Sporte luftarake 10 Maj 2020 17:48

Justin Gaethje ka mposhtur me TKO teknik Tony Ferguson në duelin e zhvilluar në Florida të SHBA-ve, transmeton Insporti.

Gaethje me këtë fitore ka marrë titullin e përkohshëm të peshave të lehta në UFC.

Për amerikanin kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë, teksa ka pësuar deri më tani vetëm dy disfata.

Tony Ferguson ishte paraparë të luftonte ndaj Khabibi Nurmagomedov, por rusi e kishte të pamundur që të udhëtonte në ShBA, duke bërë që dueli të dështonte për herë të pestë, derisa Justin Gaethje zuri vendin e tij.

Dagestanezi shkroi në Twitterin e tij:”S’ka koment”, pasi Ferguson e përfundoi meçin në raundin e pestë dhe të fundit, pas goditjeve të shumta që kishte pranuar nga Gaethje.

“The Eagle” më pas i thuri lëvdata Gaethjes, duke thënë se u tregua shumë i mençur me lëvizjet e tij në oktogon.

Khabib tani pritet që të mbroj titullin e kampionit pikërisht ndaj Gaethjes dhe duket se pret një përballje mjaftë e vështirë.

-->