Khabibi refuzon të testohet për koronavirus, ka të bëjë me babain e tij

Sporte luftarake 02 Qershor 2020 13:48

Luftëtari i UFC-së, Khabib Nurmagomedov është raportuar se ka refuzuar që t’i nënshtrohet testeve për koronavirus dhe iu ka kërkuar mjekëve që të përqëndroheshin në shëndetin e babait të tij.

Kurse, babai i Khabib që është prekur nga koronavirus, raportohet se është në gjendje të rëndë.

Ylli i UFC ka folur rreth gjendjes shëndetësore të babit të tij duke thënë: “Ky virus ka prekur shumë seriozisht zemrën e tij, pasi ai pati një operacion në zemër një vit më pare”.

Përveç tjerash Khabib ka treguar se 20 anëtarë tjerë të familjes janë infektuar me koronavirus.

-->