Khabibi u largua nga konferenca, McGregori: “Ai është i tmerruar”

Boks 06 Tetor 2018 09:21

Pritja e gjatë mbaroi. Sfida e vitit në UFC do të jetë ajo mes Connor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov.

Në konferencën për medie të zhvilluar në Las Vegas, ku do të zhvillohet edhe ndeshja, 2 luftëtarët nuk u përballën në asnjë moment kokë më kokë, për shkak të vonesës së McGregorit

I pari erdhi Nurmagomedov, që kreu ritualin dhe u largua duke mos pritur Conorin.

Pas largimit të “The Eagle”, McGregor u shfaq 10 minuta më pas në konferencë, duke fajësuar trafikun e rëndë në rrugët e Las Vegas.

Ai akuzoi Nurmagomedov se është i frikësuar prej tij, e kjo është arsyeja e vërtetë e largimit.

“Nuk e planifikova vonesën. Jam vetëm pak minuta me vonesë. Ai duhej të qëndronte, por nuk dëshiron të jetë përballë meje e gjithë këtyre njerëzve, të cilët më mbështesin. Nuk i vë faj nëse është i tmerruar. Do ta shkatërroj Khabibin, nuk do të ketë kurrë paqe mes nesh”, shtoi ai.

Nurmagomedov nuk është mposhtur kurrë në UFC, e kjo pritet të jetë gjithashtu ndeshja më e vështirë E McGregor në karrierën e tij. /Insporti.com/