Kiana Kryeziu, e 48-ta në sllallom në “EYOF Vuokatti 2022”

Sporte të tjera 22 Mars 2022 18:28

Skitarja, Kiana Kryeziu, ka zënë vendin e 48-të në disiplinën e sllallomit në EYOF Vuokatti 2022.

Kiana përfundoi me kohë 1 minutë e 46.56 sekonda, pas dy lëshimeve, +17.82 sekonda prapa vendit të parë.

Garuesja jonë la pas vetes nëntë garuese, kurse 13 të tjera nuk e përfunduan shtegun në lëshimin e parë ose të dytë.

Në mesin e atyre që dolën nga shtegu në lëshimin e parë ishte edhe Arba Pupovci.

Skitarët tanë, nesër do të garojnë në kualifikime të sllallomit paralel. 

-->