Kiana Kryeziu fitoi normën olimpike

Sporte të tjera 14 Janar 2022 16:55

Skitarja kosovare, Kiana Kryeziu fitoi normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022, disiplina e sllallomit të madh. Kështu ka njoftuar Komuniteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në “Facebook”.

Sipas tyre Kiana me këtë fitore bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë vendin Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.

“URIME Kianës dhe gjithë komunitetit të skitarisë”, thuhet në njoftimin e KOK-ut duke e quajtur këtë ngjarje “historike”.

Kryeziu të premten e ka plotësuar edhe kriterin e pestë në Kronplatz të Italisë, ku përfundoi e 51-ta në disiplinën e sllallomit të madh.

Lojërat Olimpike Dimërore zhvillohen nga data 4 deri më 20 shkurt.

-->