Kimi si shpëtimtar – raporti i plotë me video

Formula 1 21 Tetor 2018 21:55

Gara për Shpërblimin e Madh të Shteteve të Bashkuara në Formula 1, nisi me incidente në rrethin e parë dhe në një nga incidentet u përfshi edhe Sebastian Vettel i Ferrarit.

Përndryshe Vettelit në këtë garë i duhej të përfundonte jo shumë larg Lewis Hamiltonit dhe në rast se Hamilton shënon fitore Vettel duhet të përfundojë i dyti, përndryshe Hamilton bëhet kampion.

Kjo bëri që Vettel të jetë nën presion të madh që nga fillimi i garës. Rrethanë e favorshme për të në fillim është se Kimi Raikkonen, kolegu i tij në Ferrari është duke udhëhequr në garë, pasi startit më të mirë sesa Hamiltoni.

Raikkonen e nisi garën me goma super soft, më të buta sesa soft goma te Hamiltonit dhe kjo është një nga arsyet e startit të tij të shkëlqyeshëm.

Pas më pak se 20 minutave garë, Daniel Ricciardo, për shkak të një prishjeje mekanike u detyra ta braktisë garën, mirëpo, e parkoi bolidin në vend të papërshtatshëm dhe kjo bëri që në shteg të vendoset regjimi i ndalim tejkalimit – VSC.

Pikërisht në këtë kohë Hamilton kreu pit stopin e tij të parë, nga i cili doli në pozitën e tretë, por shumë shpejt u ngjit në të dytën Valtteri Bottas ia lëshoi këtë pozitë.

Hamilton e mori pozitën e parë në rrethin e 22-të nga 56, sa kanë qenë gjithsej, kur Kimi Raikkonen e kreu pit stopin e parë dhe u kthye me goma soft në shteg.

Hamilton aty e tutje tentoi ta kontrollojë garën dhe pas pit stopit të dytë, u kthye në shtegme mision të qartë – të përfundojënë i pari ose i dyti dhe të sigurojë titullin e kampionit edhe matematikisht.
Hamiltonit prapë ia lëshoi Bottas pozitën e tretë dhe më pas në rrathët e fundit shoferi britanik ishte në ndjekje të Max Verstappenit, i cili ishte i dyti.

Momenti vendimtar i garws ndodhi në rrethin e 54-t nga 56, kur Hamiltoni gati e tejkaloi holandezin e Red Bullit dhe kjo do ti mundësonte titullin e pestë në karrierë, meqë Vettel e përfundoi garën në pozitën e pestë.

Sidoqoftë, Verstappen u mbajt në mënyrë të shkëlqyeshme dhe i bëri që Vetteli të jetë ende në garë, së paku teorikisht, për titull.

Vettel, në rrethin e parafundit arrtii edhe të tejkalojë finlandezin e Mercedesit Valtteri Bottas dhe kështu “shpëtoi” së paku deri në garën e ardhshme.

Raikkonen e fitoi garën, i fyti përfundoi Verstappen, i treti Hamilton, kurse i katërti Vettel.