Kimmich infektohet me COVID-19, s’ishte vaksinuar pasi kishte dilema

Futboll 25 Nëntor 2021 17:19

Mesfushori i Bayern Munich, Joshua Kimmich, është infektuar nga virusi Covid-19, njofton klubi gjerman.

Ai u prek nga ky virus pak ditë pasi trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, zbuloi se priste nga ai që të vaksinohej, pavarësisht se në të kaluar kishte shprehur rezervime për vaksinën.

Kimmich ishte në qendër të një debati kombëtar në Gjermani, pasi tha publikisht se nuk ishte i gatshëm ta merrte vaksinën për shkak se shqetësohej nga mungesa e studimeve afatgjate për efekteve anësore të saj.

“Kimmich nuk ka faj për numrin e lartë të të infektuarve. E di se ai mendon për shumë gjëra. Ai nuk është nga ata që e marrin vaksinën shkaku i presionit. Por shkaku i bindjes”, deklaroi Hansi Flick.

Kimmich e ka mohuar se është mohues i virusit apo i vaksinës, duke këmbëngulur se thjesht ndihet i shqetësuar rreth efekteve anësore afatgjate të vaksinës.

-->