Kinsey Sue sërish “thyen” rrjetin – shikoni çka ka bërë për Kobe Bryantin

Basketboll 29 Janar 2020 13:22

Modelja e njhour amerikane, Kinsey Sue Wolanski, ka marrë sërish vëmendje me veprimin e saj në Kampionatin Botëror të Skijimit që po mbahet në Austri.

Në Schladming të Austrisë, aty ku po zhvillohet Botërori i Skijimit, Kinsey e ka kujtuar legjendën e basketbollit, Kobe Bryant në mënyrën siç di vetëm ajo, shkruan Insporti

Modelja 23-vjeçare, befasoi shikuesit edhe skitarët kur u fut në pistë dhe ndërpreu slalomin e meshkujve në këtë turne.

Kinsey kishte marrë vëmendje të madhe kur ishte futur në fushë, në finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit e Tottenhamit vitin e kaluar, në ‘Wanda Metropolitano’,

Ajo ngriti një transparent ku shkruhej “RIP Kobe #legjendë 24”. /Insporti.com/

 

-->