Kishin rënë pjesë nga kollona e “Camp Nou”, si Barcelona rrezikoi jetët e tifozëve

Futboll 14 Tetor 2021 20:45

Barcelona po përjeton një nga momentet më të vështira, problemet ekonomike kanë krijuar edhe më shumë tension rreth klubit katalanas.

Sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte, në orët e fundit gazeta “La Vanguardia” ka publikuar raporte nga kompani të ndryshme inxhinierike që nxjerrin në pah sesi Barça luajti 21 ndeshje në Camp Nou, duke vënë në rrezik sigurinë e tifozëve të tyre midis pranverës 2019 dhe vjeshtës 2020.

Ky lajm botuar nga gazeta katalanase konfirmon se bordi i kryesuar nga Josep Maria Bartomeu e dinte se unaza 127 kërkonte ndërhyrje të menjëhershme.

I njëjti informacion theksoi sesi bordi i vjetër drejtues i klubit nuk i konsideroi ato rinovime urgjente dhe këto gjëra nuk ishin të njohura për askënd para se bordi i ri i drejtorëve të merrte detyrën. Aktualisht Camp Nou është i sigurt, por së shpejti do të kryhen rinovime të tjera.

-->