Kishte harruar mikrofonin hapur/ Gazetarja prodhon skandal në Spanjë, koment racist ndaj lojtarit të Real Madrid: Ky është më i…

Futboll 10 Shtator 2021 18:51

Eduardo Camavinga u prezantua si lojtari më i ri i Realit të Madridit.

Francezi 18-vjeçar zbarkoi mbrëmjen e së martës në Spanjë dhe në orët e paradites së kësaj të mërkure kaloi një tjetër ekzaminim mjekësor dhe u stërvit për herë të parë me “Los Blancos”.

Ndërsa imazhet e Camavingas në Bernabeu rrodhën në ekran me rastin e prezantimit të tij erdhi një surprizë e keqe.

Në sfond u dëgjua një fjali e shqiptuar nga një gazetare: “Ky djalë është më i zi se kostumi”.

VIDEO:

E pamundur të keqkuptohen ato fjalë.Menjëherë në rrjetet sociale, shumë tifozë kërkuan nga RTVE (Televizioni publik spanjoll) të sqarojë për të gjetur përgjegjësin.

-->