Kjo deklaratë nga Emery nuk do ju pëlqej tifozëve të Arsenalit

Futboll 25 Prill 2019 23:34

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë që rezultatet e fundit e kanë bërë që rruga drejtë një pozite që siguron Championsin sezonin e ardhshëm të vështirësohet shumë.

Megjithatë sipas tij, ka ende shpresë që kualifikimi mund të arrihet.

Kjo pozitë delikate erdhi pas humbjes dëshpëruese ndaj Wolverhamptonit me rezultat 3:1.

“Kemi humbur nga duart mundësinë për vendin e katërt, mirëpo në tri ndeshjet e fundit që i luajmë në ligë, mund ta rrëmbejmë pozitën e katërt”, ka thënë trajneri i londinezëve.

Arsenali do ta kërkojë kualifikimin në Champions edhe nga Liga e Evropës, ku anglezët janë në gjysmëfinale me Valencian./Insporti