Kjo do të jetë paga e përzgjedhësit Reya si trajner i Shqipërisë

Kombëtarja 16 Prill 2019 16:59

Trajneri italian, Eduardo Reya  nesër pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i Shqipërisë.

Strategu italian ishte në bisedime me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe tashmë mediat shqiptare raportojnë se gjithçka është finalizuar.

Paga e Reya besohet se do të jetë rreth 25 mijë euro në muaj, raporton Telesport, transmeton Insporti.com.

Megjithatë, ish trajneri i Lazios para se të pranonte ofertën e Dukës ai kishte ofertë dhe nga kombëtarja e Sllovenisë, por që ai ka refuzuar për të pranuar stolin e Shqipërisë. /Insporti.com/