Kjo do të jetë paga marramendëse e Contes në Tottenham
Futboll
02 Nëntor 2021
17:50

Tottenhami edhe zyrtarisht e ka emëruar Antonio Conten në pozitën e trajnerit të skuadrës.
52-vjeçari do t’i fitojë hiç më pak se 15.6 milionë euro në vit në klubin e Spurs, duke u bërë kështu trajneri i dytë më i paguar në botë, pas Pep Guardiolës së Manchester City.
Guardiola i fiton 23 milionë euro te kampioni i Premierligës.
Diego Simeone i Atletico Madridit është trajneri i tretë më i paguar në botë me 15 milionë euro në vit.
Pas tyre vijnë, Jose Mourinho i Romës me 13 milionë euro në vit, Jurgen Klopp i Liverpoolit me 10.5 milionë euro në vit dhe Massimiliano Allegri i Juventusit me 9 milionë euro në vit.
Ndërsa në Inter, Conte kishte pagë më të vogël, por aspak të dobët, 12 milionë euro në vit.