Kjo është 11-shja më e mirë sipas Marcelos

Futboll 03 Prill 2018 15:13

Karriera e brazilianit Marcelo, ka bërë që ai të luajë me disa prej futbollistëve më të mirë të shekullit 21, qoftë tek skuadra e Real Madrid apo edhe tek përfaqësuesja e Brazilit.

Për këtë arsye, Marcelo tha se e kishte të vështirë të përzgjedh vetëm 11 lojtarë, me të cilët kishte luajtur bashkë gjatë karrierës së tij.

Megjithatë, një gjë ishte e qartë për mbrojtësin anësor, se kapiten i kësaj skuadre të përzgjedhur nga ai, duhet të jetë mesfushori kroat Luka Modric.

Ai po ashtu insistoi se, duhet t’i lejohet që në këtë 11-she, ta përfshijë edhe Zinedine Zidane, pasi francezi është trajneri i tij, përkundër se Marcelo nuk kishte luajtur asnjëherë bashkë me Zizun.

Ekipi më i mirë sipas Marcelos, me të cilët braziliani ka luajtur bashkë në Real Madrid dhe Brazil është:

Në portë: Julio Cesar.

Në Mbrojtje: Dani Alves, Thiago Silva, Sergio Ramos dhe Roberto Carlos.

Mesfusha përbëhet nga: Casemiro, Luka Modric, Mesut Ozil dhe Zinedine Zidane.

Kurse në sulm sipas tij janë: Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Madje, Marcelo lidhur me zërat për transferimin e Neymar në “Santiago Bernabeu”, ishte shprehur më herët duke thënë se, beson që Neymar një ditë do të luajë për skuadrën e Real Madrid.

Sipas tij, do të kishte qenë shumë fantastike po të transferohej ai në Madrid, pasi në këtë skuadër kanë luajtur dhe luajnë, lojtarët më të mirë në botë dhe Neymar është padyshim njëri nga ta dhe ai do të përshtatej për mrekulli me konceptin e lojës të “Los Blancos”. /Insporti.com

-->