Kjo është analiza e Muhamet Dragushës për super derbin Feronikeli – Prishtina

Futboll 19 Maj 2019 10:45

“Sot do të jemi dëshmitarë të një ndeshje të nxehtë por më shumë dëshirë për të triumfuar”

Analisti i mirënjohur i IPKO Superligës së Kosovës, Muhamet Dragusha e sheh skuadrën e Feronikelit më të favorizuar për shkak të pozitës në tabelë dhe që do të luajë para tifozëve të vet, shkruan Insporti.com.

Dragusha për Insportin ka thënë se kjo do të jetë një super ndeshje dhe një test i vërtetë për futbollin kosovar.

“Mendoj qe FC Feronikeli ka 3 përparësi të lehta në këtë derbi të xhiros së fundit te Superligës së Kosovës. KF Feronikeli ka dy pikë më shumë qe i jep mundësi edhe me barazim të shpallet kampion edhe pse mendoj që nuk e kanë atë të drejt të mendojnë gjatë tërë ndeshjes sepse ka të bëjë me një kundërshtarë shume të fort dhe me formë të lart të suksesit, më një ekip më shumë tituj dhe që do të vij me motiv për të luftuar dhe fituar ndeshjen pasi për ta është mundësia e vetme  që të stolisen me titull dhe të vazhdojnë rrugëtimin për në Evropë. Përparësia tjetër është fusha vendase dhe shikueshmëria sigurisht në anën e tyre, pasi nesër të gjithë Drenasi do të jenë në këmbë dhe me mbështetje të madhe për ekipin  që festa të vazhdon edhe pas ndeshjes”, ka deklaruar Dragusha.

Tutje, ai ka shtuar se kjo ndeshje mund të vendoset nga përvoja e futbollistëve, siç është kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku.

“Shumica e lojtarëve të “Niklit” janë në moshë dhe me shumë tituj në krahët e tyre dhe kjo përvojë sigurisht se në ndeshjen e fundit do t’u përgjigjet në mënyrën më të mirë në fushë, sigurisht se KF Prishtina do të mundohet që përmes liderit të tyre Dallku të ndërlidhet përvoja dhe dëshira për fitore qe deri me tash ka qene e suksesshme”, ka përfunduar ai.

Dragusha po ashtu thotë se që të dy trajnerët (Zekirija Ramadan, Mirel Josa) nga ana taktike janë shumë të mirë dhe se e kanë dëshmuar vetën në futbollin kosovar dhe ka uruar që kjo ndeshje të jetë “Fair Play” nga të dy klubet dhe le të fiton më i miri.

Feronikeli në këtë ndeshje do të futet si lider i Superligës me 77 pikë, ndërsa Prishtina renditet në pozitën e dytë me 75 pikë.

Kujtojmë se “Niklit” i mjafton edhe një barazim për të fituar titullin e tretë në histori të klubit, ndërsa Prishtinës i kryen punë vetëm fitorja për titullin e tetë pas luftës.

Super derbi nis prej orës 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. /Insporti.com/