Kjo është arsyeja pse mungon Shaqiri kundër Leicesterit

Futboll 22 Nëntor 2020 20:14

Njëra prej ndeshjeve më interesante të javës së nëntë në Premierligë do të luhen sonte.

Liverpooli është nikoqir i Leicester Cityt në “Anfield Road “.

Para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri do t’i mungojë sonte Liverpoolit për arsye të panjohura.

“BBC” raporton se mesfushori gjilanas do të mungojë shkaku i një lëndimi dhe ai po kontrollohet nga stafi mjekësor i klubit.

Liverpool: Alisson, Milner, Fabinho, Matip, Robertson, Wijnaldum, Keita, Jones, Mané, Firmino, Jota

Leicester City: Schmeichel, Justin, Fofana, Evans, Fuchs, Mendy, Tielemans, Barnes, Albrighton, Maddison, Vardy.

-->