Kjo është arsyeja pse Xhaka nuk do të luajë ndaj Newcastles

Futboll 01 Prill 2019 20:35

Granit Xhaka nuk do të mund ta ndihmojë Arsenalin sonte kundër Newcastle United në ndeshjen që do të zhvillohet në “Emirates”.

Pak pasi “Topçinjtë” zbuluan formacionet zyrtare, ku do të startojë shqiptari Shkodran Mustafi, por jo edhe Granit Xhaka, Arsenali tani ka dhënë informata të reja lidhur me mungesën e mesfushorit shqiptar.

Klubi londinez ka njoftuar se “Granit Xhaka ka probleme me muskujt e kofshës së majtë”, kurse Koscielny “me këmbën e majtë”.

Që të dy nuk janë pjesë e ekipit për ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Emirates” nga ora 21:00.